Komedia Y2K (19 Dhjetor 1999)


Komedia Y2K (19 Dhjetor 1999)

14:01 19/12/1999

Pas mëse dy muajsh lodhje , sonte në sallën e Akademisë së Arteve u vu në skenë në premierën e saj komedia satirike “Ypsilon 2K”. Një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës si dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Një komedi satire e para e këtij lloji në Shqipëri e ideuar ekas për mijëvjeçarin që ikën dhe atij që vjen. “Ypsilon 2K” nuk është gjë tjetër veçse llogaritja e vitit 2000 duke patur në bazë lashtësinë.

Në ndryshim nga origjinali kësaj here është risjellë fabula e Biblës në një teatër alternativ. 11 aktorë që luajnë në 32 role duke krijuar atë që quhet detaji i momentit. Brenda konvecioneve është paraqitur zoti dhe njerëzit. Nëpërmjet kostumografisë kemi stilizuar karakteret e Biblës duke u munduar të dialogojmë me publikun pa e distancuar atë, është shprehur njëri nga regjisorët, Gerti Izeti.

Por nuk mbaron me kaq. Një spektakël show ndjek çdo minutë duke krijuar skena satirike për publikun. Surprizat kulturore të këtij fundshekulli vazhdojnë për kryeqytetasit duke i munduar ti largohen streseve të ditës./tvklan.al






Të ngjashme