Komenti për Rambujenë (7 Shkurt 1999)


Komenti për Rambujenë (7 Shkurt 1999)

14:33 07/02/1999

A do të vendoset apo jo paqja afatgjatë në Kosovë. Është kjo dilema që vërtitet gjatë kështjellës ku ishin të “ngujuar” 17 shqiptarë të Kosovës dhe 13 serbë me ndëmjetësinë e diplomatëve të gjashtë vendeve të Grupit të Kontaktit. Ulja e palëve në bisedime është konsideruar arritja e parë e parësisë ndërkombëtare.

Gjetja e një zgjidhje të ndërmjetme mes autonomisë dhe pavarësisë është objektivi themelor i projektit të hartuar nga Hill e Petriç ndërkohë që palët kërkojnë shumë më tepër. Edhe me këtë projekt Kosova mbetet brenda Federatës Jugosllave. Parashikohen zgjedhje të reja brenda 9 muajsh dhe pas tre vitesh të ngrihen institucionet.

Kosova do të ketë sistemin e saj të drejtësisë, arsimit dhe pushtetin lokal. Politika e Jashtme dhe e Mbrojtjes, i mbeten Federatës Jugosllave. Nëse arrihet marrëveshja politike kjo do të garantohet nga prania në Kosovë e 30 mijë ushtarëve të NATO-s, nëse bisedimet dështojnë në pranverë do të vendosë logjika e luftës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme