Komisariati Policisë Vlorë (20 Prill 1999)
Pas pezullimit të Drejtorit të Policisë së Vlorës Sokol Koçiu, Ministri i Rendit zëvëndëson edhe Shefin e Komisariatit të këtij qyteti. Demir Demiraj kalon Shef Krimesh dhe në vend të tij vendoset Arben Zylyftari, ish shef në Kolonjë. Në Komisariatin e Vlorës, priten ndryshime të tjera nga ana e Ministrisë së Rendit, ndërsa për fatin e Koçiut ende nuk është vendosur. Drejtorët e Policisë shkarkohen dhe emërohen vetëm me firmën e Kryeministrit dhe me propozimin e Ministrit të Rendit, Petro Koçi./tvklan.al