Komision Etike për të parandaluar fyerjet në Kuvend
Deputetja e PDK -së, Blerta Deliu – Kodra vlerëson si të nevojshme formimin e një komisioni për etikën në Kuvendin e Kosovës.
Për ngritjen e këtij komisioni, ajo tha se Kosova ka mbështetjen e Kongresit Amerikan.
Siç raporton
Klan Kosova,
Deliu – Kodra beson se ky mekanizëm do ta forcojë pozitën e deputetëve, por edhe do t’i ndëshkojë ata që shkelin etikën profesionale dhe me veprimet e tyre dëmtojnë thellë reputacionin e deputetit.
Sipas Deputetes së PDK, është vetëm çështje detajesh që ky mekanizëm të marrë formën e një komisioni parlamentar apo që të jetë si një organ i pavarur i Kuvendit./tvklan.al