Komisioneri i BE Kris Paten mbërrin në Tiranë – (5 Prill 2001)


Komisioneri i BE Kris Paten mbërrin në Tiranë – (5 Prill 2001)

19:27 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioneri i lartë i Bashkimit Europian, për politikën e jashtme Kristofer Paten, ka mbërritur në Shqipëri për të vëzhguar përparimet e bëra për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe për të diskutuar me autoritetet më të larta të vendit, rreth zhvillimeve në rajon.

 Ai ka takuar Presidentin Mejdani, Kryeministrin Meta, e Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, ku edhe ka vlerësuar kontributin e qeverisë shqiptare në çështjen e Maqedonisë. Paten ka theksuar, se është tepër i rëndësishëm vazhdimi i dialogut atje. Pas takimit në kryeministri, Meta e Paten kanë dalë përpara gazetarëve.

Qeveria e Shqipërisë, tha kryekomisioneri europian, e ka kthyer tërësisht fytyrën e saj nga e ardhmja, duke u distancuar hapur kundër dhunës dhe pro dialogut. Ndërsa duke u ndalur tek ecuria e Shqipërisë dhe progresi i bërë deri tani, ai tha, se është i dukshëm përparimi i bërë që nga 1999, kryesisht në politikat makroekonomike, mbledhjen e taksave, reformat në doganë dhe procesin e privatizimit. Qeveria dhe populli shqiptar, tashmë e kanë zgjedhur rrugën drejt Europës, ka përfunduar komisioneri i lartë i Bashkimit Europiam./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme