Komisionerja Ogata për refugjatët kosovarë – (8 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbi 33 mijë refugjatët kosovarë të tërhequr nga policia serbe në kufirin kosovaro-maqedonas, mund të përdoren nga Millosheviçi si mburojë njerëzore përball sulmeve të Natos dhe kërcënime për ndërhyrje tokësore në Kosovë. Ky ka qenë alarmi i dhënë nga komisionerja e lartë për refugjatët e OKB-së Sadako Ogata.
Presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko i kanë dhënë garanci komisioneres Ogata se shqipëria do të pres të gjithë refugjatët kosovarë që do të vijnë në territorin shqiptar. Jemi të vendosur që ta kalojmë këtë provë të mbijetesës së shqiptarëve tha kryeministri Majko duke këmbëngulur në dhënien e ndihmave nga komuniteti ndërkombëtar.
Komisionerja për refugjatët Ogata deklaroi para gazetarëve se maqedonia nuk ka lejuar organizatat ndërkombëtare të kontaktojnë me refugjatët, ndaj ndaj saj po kryen hetime nga bashkësia ndërkombëtare. I kemi kërkuar qeverisë shqiptare transparencë të plotë në shpërndarjen e ndihmave tha Ogato.
Brenda javës do të filloj shpërndarja e ndihmave për familjet që kanë strehuar refugjatët kosovarë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame