Komisionet zgjedhore, nis puna për rishikimin e listave të votuesve – (4 Mars 2001)
Lajme Arkiva TV Klan 2001
Lista A e votuesve, e përdorur për zgjedhjet lokale, do të shërbejë si bazë për procedurën e rishikimit të regjistrit të votuesve, që do të përdoret për zgjedhjet parlamentare. Këto lista do të pasurohen me emrat e rinj të shtetasve me të drejtë vote deri më 24 Qershor. Gjatë zgjedhjeve lokale u konstatuan gabime në drejtshkrimin e emrave, në të dhënat personale të shtetasve, si dhe në vendosjen e tyre në qendrat e votimit.
Listat e zgjedhësve do të kalohen në zyrat e gjendjes civile, për t’u shpallur më parë për publikun. Pas kësaj etape do të printohen dy modele listash për rishikim, një për secilën qendër votimi dhe një listë për secilën zonë. Rishikimi do të kryhet nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, nën drejtimin e KQZ./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame