Komisioni Debate për Urgjencën Kombëtare
Shërbimi i ri i Urgjencës Kombëtare ka ngjallur debate në Komisionin e Shëndetësisë. I thirrur për të raportuar rreth situatës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se sistemi i komandës dhe kontrollit do të jetë funksional në 3 prill, ndërsa është përballur me akuzat e opozitës se nuk i është përmbajtur premtimit për afatin kohor.
Kualifikimi i personelit dhe pajisja e autoambulancave ishte një nga pikat e debatit, për të cilat ministri i Shëndetësisë u shpreh se stafi mjekësor krahas kualifikimit do të kalojë në trajnime çdo vit.
Në terren është 1 autoambulancë për 22 700 banorë. Koha e përgjigjes është 12 minuta./ TV KLAN