Komisioni Europian ndihma për financat jugosllave – (11 Tetor 2000)


Komisioni Europian ndihma për financat jugosllave – (11 Tetor 2000)

15:58 11/10/2000

Lajme Arkiva – TV KLan 2000

Komisioni Europian, ka vendosur të aplikojë ndihmat e shpejta për financat jugosllave. Kështu një paketë e parë e ndihmës financiare është miratuar nga KE për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë së paralizuar Serbe. Sipas një prej drejtuesve të KE, këto ndihma janë për t’i dhënë më shumë besueshmëri qeverisë dhe presidentit Koshtunica.

Sot në Beograd, mbërrin nga Budapesti një diplomat i lartë amerikanë, i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të SHBA në Jugosllavi. Vizita e tij përkon me atë të këshilltarit të parë të presidentit Klinton për Ballkanin./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme