Komisioni hetimor për CEZ, Berisha-Ballës: Je një përdhunues ordiner


Komisioni hetimor për CEZ, Berisha-Ballës: Je një përdhunues ordiner

17:19 23/11/2016 https://youtu.be/vDfS8tbPX-Y

Seanca e Komisionit hetimor në lidhje me aferën e CEZ, ka nisur me debate mes palëve. Për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

Deputeti demokrat, Arben Ristani i ka kërkuar kryetari të këtij komisioni, Taulant Ballës, të jap dorëheqje, pasi është në konflikt interesi.  Më pas ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i këtij Komisioni janë përplasur.

berisha 2

Sali Berisha:

Ti je një përdhunues ordiner... Unë kam ardhur me vullnetin më të plotë për të dëshmuar. Ti je në konflikt interesi me mua.

Taulant Balla:

Ky është duke bërë teatër nga frika për të deponuar për çështjen që është dëshmitar. Ky komision do të jetë një histori suksesi. Je trembur se drejtoj unë mbledhjen. Po të isha unë gjyqtar dhe ti i pandehur e di ti se çfarë dënimi do merrje.

Pas debateve mes palëve, ish-kryeministri Sali Berisha u largua nga Komisioni. Por deputeti socialist, tha se do t’i bëjë kërkesë policisë, sipas ligjit, për të sjellë “dëshmitarin” (Sali Berishën) në këtë komision.

Deklarata e Sali Berishës, pas daljes nga Komisioni:

Vajta me vullnetin më të mirë për të plotësuar detyrimet e mia. Duhet që personi që drejton komisionin të mos jetë në konflikt interesi. Ishte se në mënyrë më të pafytyrë, kryetari i Komisionit mashtroi opinionin publik dhe tha se nuk jam i dënuar. Është i dënuar me vendim i formës së presë dhe nuk paguan gjobën. Kur një njeri merr përsipër të mashtrojë qytetarët shqiptarë nuk ja vel të merresh. Unë nuk dija këtë çështje të konfliktit të interesit. Arben Ristani ia lexoi.  Kam qenë shumë i interesuar për këtë komision. Edi Rama me Damian Gjiknurin, në bazë të vjedhjeve që kanë bërë meritojnë 35 vjet burg.

/tvklan.al





Të ngjashme