Komisioni i dhënies së licencave gjoba për disa firma ndërtimi – (19 Janar 2001),


Komisioni i dhënies së licencave gjoba për disa firma ndërtimi – (19 Janar 2001),

13:55 19/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni i posaçëm i dhënies së licencave, pranë Ministrisë së Punëve Publike, që nga dita e djeshme, ka marrë disa masa administrative, si gjobë dhe heqje licencash. Kështu shoqërisë egjiptiane, që ndërton pallate në kryeqytet Hawai Alb, i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit, derisa të plotësohen të gjitha dokumentacionet përkatëse teknike dhe ligjore. Kjo shoqëri ka shkelur ligjin për urbanistikën dhe për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Ndërkohë masa janë marrë edhe ndaj shoqërisë ABC Construksion, që ka si drejtues ligjor Artan Dulakun. Kjo shoqëri është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, ndërsa drejtueses teknike po në këtë firmë, i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për një vit. Masë tjetër për heqjen e licencës për një vit është marrë edhe ndaj Josif Lenos, pasi edhe këtu nuk janë zbatuar ligjet.

Afati i ankimit ndaj këtyre masave është vetëm 5 ditë, ndërkohë që për të zbatuar këtë është ngarkuar policia ndërtimore./tvklan.al






Të ngjashme