Komisioni i Ekonomisë, Kërçuku, Malaj – (26 Maj 1999),
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryekontrollori i Shtetit Mustafa Kërçuku ka paralajmëruar sot hajdutët e ndihmave humanitare për kallzime për ndjekje penale në Prokurori. Para komisionit parlamentar të Ekonomisë e Financave, Kërçuku ka propozuar të ngrihet njësi e posaçme qeveritare që do të mbikqyri shpërndarjën e ndihmave për refugjatët kosovarë.
Përsa i përketë krizës së refugjatëve kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj i sugjeroi qeverisë të kërkoj nga donatorët shumën prej 160 milion dollarësh për rimbursimin e shpenzimeve buxhetore./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame