Komisioni i Ekonomisë, ligji për zonat e lira tregtare – (5 korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Debati për zonat e lira tregtare është rikthyer në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas projektligjit të paraqitur nga kabineti qeveritar, në dallim nga ligji ekzistues, me zonë të lirë parashikohet një sipërfaqe e përcaktuar, e rrethuar dhe e mbrojtur, pjesë e territorit doganor shqiptar.
Në zonat e lira tregtare nuk kryhet asnjë lloj veprimtarie që cënon florën e faunën, pasuritë kombëtare apo veprimtaritë që bien në kundërshtim me kodin doganor. Zonat e lira do të përcaktohen nga Enti Kombëtar, i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë të drejtë të japin me qira deri në 35 vjet, truallin ose pasuri të tjera të paluajtshme.
Mallrat që sillen në zonat e lira, përjashtohen nga detyrimet doganore dhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame