Komisioni i Jashtëm – (7 Shtator 1999)


Komisioni i Jashtëm – (7 Shtator 1999)

10:27 07/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shteti Shqiptar duhet të vendos masa më të rrepta në kontrollin e hyrjes së të huajve nga vende të ndryshme të botës në territorin shqiptar. Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka propozuar sot një nen shtesë në projektligjin për të huajt ku të lejohet vetëm hyrja pa vizë në Shqipëri për shtetasit e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo masë synon të pengojë përdorimin e territorit shqiptar si pikë tranziti për klandestinë që duan të kalojnë ilegalisht në drejtim të Italisë apo Greqisë. Lejimi i hyrjes pa vizë në territorin shqiptar të të huajve ka stimuluar ardhjen dhe fshehjen në Shqipëri të elementëve terrorrist.

Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Arta Dade, ka paraqitur kërkesen për interpelancë me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Qëllimi i kërkesës së saj ka të bëjë gjithashtu me krijimin e lehtësirave nga ambasadat në pajisjen me viza të personave zyrtar dhe njerëzve të thjeshtë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme