Komisioni i Jashtëm diskuton për marrëdhëniet diplomatike me Serbinë – (14 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Komisioni i Jashtëm parlamentar ka kërkuar nga qeveria shqiptare, të mos nxitohet në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, përpara realizimit të disa kushteve. Nga Beogradi kërkohet t’i paraqesë palës shqiptare planet e zonave të minuara në brezin kufitar verior. Serbia duhet të dëmshpërblejë Shqipërinë për dëmet e luftës.
Komisioni i Jashtëm parlamentar, ka vënë si kusht edhe lirimin e të burgosurve kosovarë në burgjet serbe. Javën e ardhshme parlamenti do të miratojë një deklaratë për marrëdhëniet e reja shqiptaro-serbe./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame