Komisioni i Jashtëm Parlamentar – (7 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shteti Shqiptar duhet të vendos masa më të rrepta në kontrollin e hyrjes së të huajve nga vende të ndryshme të botës në territorin shqiptar. Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka propozuar sot një nen shtesë në projektligjin për të huajt ku të lejohet vetëm hyrja pa vizë në Shqipëri për shtetasit e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo masë synon të pengojë përdorimin e territorit shqiptar si pikë tranziti për klandestinë që duan të kalojnë ilegalisht në drejtim të Italisë apo Greqisë. Lejimi i hyrjes pa vizë në territorin shqiptar të të huajve ka stimuluar ardhjen dhe fshehjen në shqipëri të elementëve terrorrist.
Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Arta Dade, ka paraqitur kërkesen për interpelancë me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Qëllimi i kërkesës së saj ka të bëjë gjithashtu me krijimin e lehtësirave nga ambasadat në pajisjen me viza të personave zyrtar dhe njerëzve të thjeshtë.
Ndërkohe sot deputetet socialistë në mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas pushimeve verore kanë kërkuar ardhjen në grup të Kryeministrit Majko dhe ministrave të tij. Socialistët kanë dashur të njihen me projektet qeveritare në kuadër të Paktit të stabilitetit. Është kërkuar interpelancë me Ministrin Poçi për problemet e rendit. Socialistët janë zotuar që brenda Shatorit të shqyrtojnë 37 projektligjë në Parlament./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame