Komisioni i ligjeve – (16 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dëshmimtarëve dhe të penduarve që ndihmojnë drejtësinë duhet tu jepen garanci për pasojat që mund të kenë pas proceseve gjyqsore. Ministria e Drejtësisë duhet të fillojë sa më shpejt ndryshimet në kodin e procedurës penale.
Kjo është kërkesa e komisionit parlamentar të ligjeve pas fenomenit të shfaqur në disa procese gjyqsore, ku dëshmimtarët ata që deponojnë në hetime i mohojnë në gjykim. Këtyre dëshmimtarëve do tu ruhet sekreti i dëshmisë dhe do tju jepen masa sigurie për jeten e tyre dhe te familjeve të tyre.
Kryeprokurori Rakipi kërkoi që në kodin e procedurës penale të përcaktohet se ç’kuptohet me krim të organizuar dhe penalitetet ndaj shkaktarëve të ketij krimi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame