Komisioni i ligjeve debat mbi ndarjen e re elektorale – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ndarja e re elektorale, do të kryhet mbi bazën e listave të votuesve të zgjedhjeve lokale. Në diskutimin e projektit në komisionin parlamentar të ligjeve, u theksua së në fund të muajit Prill, përfundon rishikimi i këtyre listave, ndërkohë që është e pamundur për KQZ, të bëhen lista të reja. Kryetari i komisionit të ndarjes zonale, Fshazi tha, se opozita nuk ka paraqitur shifra konkrete për komunat dhe bashkitë, ku dyshon të jenë manipuluar listat e votuesve.
“Shifra e plotë e zgjedhësve është 2 milion 329 mijë e 14 zgjedhësish. Pra 5 % i kësaj është 1165 zgjedhës, që i takon përafërsisht një qendre votimi. Këtu ka pasur vështirësi duke pasur parasysh edhe kritere të tjera, sepse është dashur të ndiqet, sepse kriter mjaft cilësor është kompaktësia e zonës, etj”.
Vërejtjen në gjuhën greke për hartën elektorale, në zonat e minoritetit, ka paraqitur edhe organizata OMONIA, ndërsa vërejtje për 20 zona elektorale, ka paraqitur edhe PS. Sipas deputetit Islami, presidenti brenda datës 24 Qershor, duhet të shpallë ditën e zgjedhjeve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame