Komisioni i Ligjeve debat për krijimin e policisë gjyqësore – (31 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Një strukturë e re hetimore, do t’i shtohet sistemit shqiptar të drejtësisë. Policia gjyqësore do të veprojë pranë prokurorisë dhe policisë së shtetit për hetimin e krimeve në momentin fillestar. Në diskutimin e komisionit parlamentar të ligjeve dhe në prani të ekspertëve të misionit MAPE, zëvendës ministri i Drejtësisë Sokol Tona tha, se kjo strukturë e re do të ndikojë në luftën anti-terror, zbulimin e vrasjeve dhe krimit të organizuar. Deputeti Ngjela kundërshtoi faktin që çdo punonjës i policisë të kryejë funksionin e policit gjyqësor.
Avokat Spartak Ngjela:- “Po the, që të gjithë punonjësit e policisë janë polic gjyqësor, nuk ka nevojë të thuash polic gjyqësor, nuk ka nevojë të bësh ligj, ligji për policinë e shtetit lidhet me policinë gjyqësore”.
Sipas këtij projektligji, policët gjyqësor kanë të drejtë të rrethojnë të parët vendin e ngjarjes, të fiksojnë provat e krimit dhe të ndjekin në bazë të dosjes hetimet, derisa çështja të shkojë në gjykatë./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame