Komisioni i ligjeve, PD debat për ndryshimet në kodin elektoral – (18 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një ditë përpara votimit në parlament të ndryshimeve në kodin elektoral, Partia Demokratike, ka depozituar në komisionin parlamentar të ligjeve, amendamente për 32 nene të këtij kodi. Demokratët dhe aleatët e tyre kanë kryer përpjekjen e fundit për të ndikuar në përbërjen e KQZ dhe të komisioneve lokale të votimit.
I vetmi ndryshim i pranuar deri tani nga mazhoranca, ka të bëjë me faktin që shtetasit mund të votojnë në këto zgjedhje edhe pa kartat e votuesit. Ish-kryeministri Majko, i cilësoi jo serioze propozimet e opozitës, për ndryshimin e orës së votimit, kohës së propagandës televizive dhe të zonave elektorale./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame