Komisioni i Ligjeve pranon dorëheqjen e Denar Bibës
Komisioni Parlamentar i Ligjeve pranoi sot dorëheqjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba.
Ai u largua vullnetarisht pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe propozimin e bërë që drejti i KQZ-së ti kalojë anëtarit Klement Zguri.
Nuk dihet ende kush do të zëvendësojë Bibën në KQZ.
Po sot Komisioni i Ligjeve nuk ka mundur të miratojë një kandidaturë për Avokatin e Popullit pasi deputetët vunë re se emrat e propozuar nuk kishin numrin e mjaftueshëm të firmave.
Opozita ka propozuar për këtë pozicion avokaten Erinda Ballanca.
Tv Klan