Komisioni i Mandateve rrëzon kërkesën për heqjen e imunitetit për Erion Braçen (24 Prill 2001)
Komisioni i mandateve dhe imuniteteve ka rrëzuar kërkesën e deputetit reformator Genc Pollo për heqjen e mandatit të deputetit socialist Erion Braçe. Ky i fundit akuzoi se e kishte implikuar dhe për vrasjen e deputetit Hajdari në gazetën “Zëri i popullit” ku Braçe është kryeredaktor. Braçe ka reaguar se shkrimi për të cilin akuzohet Pollo nuk e kishte shkruar ai.
Sipas tij gazeta “Zëri i popullit” i është referuar një shkrimi të botuar më parë në gazetën “Rilindja demokratike”. Shumica e anëtarëve të komisionit të mandateve votuan kundër heqjen së imunitetit së deputetit Erion Braçe. Vetëm deputeti reformator Nard Ndoka ka votuar pro./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego