Komisioni i Mbrojtjes (20 Prill 1999)


Komisioni i Mbrojtjes (20 Prill 1999)

11:34 20/04/1999

Rreth 150 mijë të rinj shqiptarë i janë shmangur detyrimit për të kryer shërbimin ushtarak. Kjo është shifra që kanë dhënë në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes, Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes. Në rrethet Verilindore numri i rekrutëve të rinj të mobilizuar është më i ulët se në rrethet e tjera.

Deputetët i kanë kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të ndërmarrë sanksione të ashpra ligjore për mobilizimin ushtarak, sidomos pas incidentëve të fundit në kufi. Është kërkuar që Ministria e Mbrojtjes të mos ulë kuotën e pagesës prej 5.5 milionë lekësh të vjetra të cilën duhet të paguajnë shtetasit që nuk duan të kryejnë shërbimin ushtarak./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme