Komisioni i Reformës në Drejtësi shqyrton ligjin për Prokurorinë


Komisioni i Reformës në Drejtësi shqyrton ligjin për Prokurorinë

16:01 12/07/2016

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi përfundoi shqyrtimin nen për nen të ligjit për Prokurorinë. Pas mbledhjes që u zhvillua pa praninë e demokratëve, socialisti Ulsi Manja tha se, komisioni mbetet i hapur për propozimet që mund të vijnë nga selia blu dhe aktorët e sistemit të Drejtësisë.

7 ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese po shyrtohen në Komisonin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi pa praninë e opozitës. Kjo e fundit në vijim dhe të negociatave për arritjen e një dakordësie lidhur me të vetmen pikë që ndan palët, atë të Vetingut, nga dita e djashme ka nisur nga puna përmes ekspertëve dhe anëtarëve të komisonit të Reformës edhe shyqrtimin e paketës së 7 ligjeve.

E mërkura është edhe afati i fundit që kreu i opozitës Lulzim Basha do të duhet të shprehet në lidhje me propozimin që Ndihmës/ Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland la në tryezën e tij dhe të kryeministrit Rama.

Reforma në Drejtësi është parashikuar që të miratohet brenda kësij sesioni parlamentar në 21 Korrik.

Tv Klan






Të ngjashme