Komisioni kinezo-shqiptar – (26 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kinezët i kanë premtuar Qeverisë Shqiptare, ndihmë financiare dhe investime në sektorët strategjikë të ekonomisë. Firma të rëndësishme kineze janë të gatshme të rikonstruktojnë sistemin energjitik shqiptar duke filluar me hidrocentralet, një pjesë e të cilëve janë ndërtuar nga specialistë kinezë.
Pala kineze synon të përfshihet në procesin e privatizimit të minierave dhe përpunimit të mineraleve. Këto interesa zënë vend në bisedimet e sesionit të dytë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar kinezo-shqiptar për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik.
Sesioni i parë i këtij komisioni është mbajtur në Pekin në muajin Nëntor 1989 ndërsa në bisedimet e sesionit të dytë pala shqiptare kryesohej nga Zëvendës Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Pajtim Bello. Të dy palët kanë paraqitur sot interesat konkrete për projektet e argumentuar nga ekspertët./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame