Komisioni miraton projekt buxhetin për vitin 1999 (16 Dhjetor 1998)


Komisioni miraton projekt buxhetin për vitin 1999 (16 Dhjetor 1998)

12:57 16/12/1998

Projektbuxheti për vitin 1999 kalon provën e komisioneve parlamentare për t’u paraqitur në Parlament për miratim. 111 mijë e 752 miliardë lekë planifikohet shuma e të ardhurave ndërsa shpenzimet llogariten në 165 mijë e 593 miliardë lekë.

Gjatë vitit 1999 difiçiti i përgjithshëm buxhetor do të jetë 53 mijë e 841 miliardë lekë. Qeveria ka parashikuar rritjen e pensioneve në masën 10 % duke filluar nga 1 Janari dhe të pagave gjithashtu 10 % duke filluar nga 1 Prilli i 1999.

Nëpërmjet një politike të shtrënguar monetare dhe fiskale parashikohet që në fund të vitit niveli i inflacionit të jetë 7% ndërsa prodhimi i brëndshëm do të rritet në masën 8 %. Projektbuxheti do të miratohet në Parlament në fund të këtij muaji./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme