Komisioni Parlamentar diskutime për Kosovën (14 dhjetor 1998)


Komisioni Parlamentar diskutime për Kosovën (14 dhjetor 1998)

15:45 14/12/1998

Janë 340 mijë refugjatë kosovarë që janë të shpërndarë në të gjithë Europën dhe që rrezikojnë riatdhesimin drejt shtëpive të tyre në Kosovë. Parlamenti Shqiptar do të diskutojë këtë çeshtje në një debat të hapur parlamentar.

Komisoni i Politikës së Jashtme i ka kërkuar sot shpjegime të hollësishme ministrit të Punëve të Jashtme Paskal Milo në lidhje me përpjekjet e diplomacisë shqiptare për të ndaluar fluksin e refugjatëve. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm vunë në dukje se fenomeni i shpërnguljes masive ka detyruar familje të tëra kosovarësh të braktisin vatrate tyre./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme