Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut – (28 Korrik 1999)


Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut – (28 Korrik 1999)

14:14 28/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shifrat alarmante të prodhimit dhe tregtimit të drogës vënë në lëvizje politikanët shqiptarë. Në debatin e organizuar sot nga komisioni parlamentar i rendit dhe SHIK-ut, Ministri i Rendit Spartak Poçi theksoi se vendi unë shërben si bazë prodhimi magazinë tranziti dhe trafikut të drogave, ndërkohë që nëpër shkolla lokale rritet klientela e drogës, kryesisht njerëz të arsimuar dhe me shumë para.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Panda u shpreh se kishte shkelur me këmbët e tij rrugicat e Parkut Rinia dhe kishte parë se si në shumë lokale bëhej trafiku dhe përdorimi i drogave. Pasi ka folur Panda ka ndërhyrë menjëherë Ministri i Shëndetësisë Solis duke arsyetuar se droga merret në banjo publike, shkolla, lokale, helikopter, aeroplan ndaj prishja e Parkut Rinia nuk do ti jepte zgjidhje përfundimtare këtij problem.

Sipas të dhënat e njerëzve të anti-drogës janë asgjesuar deri tani rreth 50 mijë rrënjë kanabis sativa dhe tre mijë kilogram drogë e përpunuar. Sekretari demokrat i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut Shaban Memia tha se trafiku i drogës në drejtim të vendeve të tjera realizohet nëpërmjet doganave ku paraqiten dokumenta të rregullta.

Është e pa lejushme theksoi Memia që Ministria e Rendit të deklaroj se njeh po thuajse të gjithë emrat e trafikantëve e prodhuesve të drogës dhe ata ndiqen në gjendje të lirë nga drejtësia shqiptare. Edhe kryetari i komisionit të Rendit dhe SHIK-ut Neritan Ceka kërkoi nga gjykatësit që të zbatojnë ligjin që parashikon dënim mbi dhjet vjet burg ndaj trafikantëve dhe përdoruesve të drogës. Megjithatë përfundoi Ceka ç’mund të presësh nga kjo drejtësi që ka liruar në sallën e gjyqit kriminel të njohur dhe gjykatësit që i kanë liruar bredhin me miliona në xhep./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme