Komisioni Parlamentar pranon kërkesën e opozitës për verifikimin e listave (24 Prill 2001)


Komisioni Parlamentar pranon kërkesën e opozitës për verifikimin e listave (24 Prill 2001)

15:17 24/04/2001

Komisioni Parlamentar për listat e votuesve, ka pranuar kërkesën e opozitës që partitë politike të angazhohen në procesin e verifikimit të listave paraprake duke u regjistruar ato me regjistrat e gjendjes civile. Propozimet e partive politike do të merresh parasysh nga KQZ. Për këtë qëllim, ky komision do të hartojë një udhëzim të veçantë. Në lidhje me vendimin e KQZ-së për listat, kryetari Ylli Bufi dhe anëtari i KQZ-së Klement Zguri u shprehën:

Forcat politike do të kenë akses për të ballafaquar listat në regjistrin e Gjendjes Civile dhe t’i kërkojnë pastaj KQZ-së përfshirjen personave që eventualisht mund të mungojnë në listat në përfshirjen e tyre në listat zgjedhore. Së dyti, KQZ pasi merr pretendimin mbi kërkesat e forcave politike bën rishikimin e tyre në databaset përkatëse dhe me vendim të posaçëm vendos të përfshijë ose jo sipas rastit gjithë personat e munguar në listat e zgjedhësve.”

“Do të jenë grupe që do të ndërtohen nga partitë politike. E drejta dhe kërkesa në këtë rast ka qenë e partive politike që kërkojnë aksesin e plotë. Kështu që dhe përfaqësimi do të jetë nga ata.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme