Komisioni për Rendin dhe SHISH masa për klandestinët – (11 Prill 2001)


Komisioni për Rendin dhe SHISH masa për klandestinët – (11 Prill 2001)

19:54 11/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shteti shqiptar do të ndërmarrë të tjera masa ligjore për të frenuar kalimin e klandestinëve nëpërmjet territorit shqiptar postat kufitare, portet apo aeroportet. Drejtues të policisë kufitare, i kanë propozuar komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, që shoqëritë e udhëtimit që transportojnë klandestinë, duhet të paguajnë shpenzimin e udhëtimit të tyre në shtetin nga ato janë nisur. Në lidhje me këto ndryshime të reja ligjore kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in Neritan Ceka u shpreh.

Neritan Ceka:- “Të gjithë ata që do të përpiqen që ta përdorin Shqipërinë, si një trampolinë për t’u hedhur në bregun tjetër, duke ardhur këtu nëpërmjet shoqërive ajrore, apo shoqërive të tjera turistike, do kthehen mbrapsht dhe shpenzimet për kthimin do t’i ngarkohet këtyre shoqërive”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme