Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjedh sekretarin e përgjithshëm (19 Korrik 2000)


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjedh sekretarin e përgjithshëm (19 Korrik 2000)

12:47 19/07/2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar sot Sekretarin e Përgjithshëm i cili është personi zyrtar që do të menaxhojë punën teknike të komisionit. Ky komision do të zhvillojë punën me kapacitet të plotë pas emërimit të kryetarit të shtatë që pritet të zgjidhet nesër nga Parlamenti, anëtar i opozitës.

Sot nënkryetari demokrat Jemin Gjana ka mohuar paraqitjen e kandidaturave nga tre grupimet opozitare. Sipas Gjanës, kandidatët e paraqitur janë emra të sajuar nga Gjinushi.

“Veprimi i byrosë parlamentare, kompromentimi i saj, veprimet e kryetarit të Parlamentit Gjinushi, mungesa e transparencës, janë vërtet një papërgjeshmëri politike dhe më vjen keq që e rëndoj fjalorin, por janë një rrugaçëri politike. “

Kështu Partia Demokratike ka deklaruar që sot votën kundër kandidatëve të paraqitur në emër të grupimeve të tjera opozitare./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme