Komisoni Parlamentar i Medias harton projektligjin e ri për shtypin (8 Shkurt 2001)


Komisoni Parlamentar i Medias harton projektligjin e ri për shtypin (8 Shkurt 2001)

12:35 08/02/2001

Komisoni parlamentar i medias ka nisur sot diskutimet për projektligjin e ri për shtypin, projekt i hartuar pas 7 vitesh pluralizëm. Projekti parashikon krijimin e forumit kombëtar i gazetarëve i quajtur “Urdhri i gazetarit” ku do të pranohen gazetarët me përvojë në jo më pak se 12 muaj. Ky forum do të drejtohet nga një këshill prej 7 anëtarësh me mandat 3- vjeçar të zgjedhur me votim të fshehtë.

Në lidhje me këtë projekt, kryekomisioneri për mediat në Parlament Halil Lalaj, tha:

“E para është një kërkesë kushtetuese për lirinë e shtypit, e dyta edhe në atë ligjin ekzistues vetëm me dy nene, thuhet që liria e shtypit mbrohet me ligj. Ne kemi bërë një ligj për të mbrojtur lirinë e shtypit. Madje dhe vete titulli është akti i lirisë së shtypit.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme