Komiteti Helsinkit për dënimin me vdekje – (10 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dënimi me vdekje dhe çështja mjaft e diskutueshme e tij e bënë më të mprehtë problemin pas hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Europës. Komiteti Shqiptar i Helsinkit merr iniciativën e organizimit të një tryeze debat për dënimin me vdekje, me pjesmarrjen e mjaft juristëve, njerëzve të drejtësisë e psikologë.
Konventa Europiane e ka përjashtuar këtë veprim dhe ndalon zbatimin e tij në kohë paqe, ndërsa në Shqipëri kemi të bëjmë me një proces. Nga Këshilli i Europës, Shqipërisë i është kërkuar heqja e këtij dënimi deri në fund të vitit. Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë këtë vendim. Është dhënë 3 vjet kohë dhe që prej fillimit të saj nuk është ekzekutuar asnjë vendim i tillë.
Në këtë tryezë konsultimesh, janë treguar dhe statistika boterore. Për këtë na sqaron Muharrem Kusho, Kryetar i Gjykatës së Apelit sqaron.
Muharrem Kusho, Kryetar i Gjykatës së Apelit:- “Është e vërtetë që shumë vende të zhvilluara evropiane e kanë hequr dënimin me vdekje, por ata e kanë ndërtuar këtë ligj mbi bazë të një gjendje reale që kanë ata atje. Ndërsa tek ne të heqësh dënimin me vdekje për mua është pak si herët. Pavarësisht nga qëndrimi që mbajnë institucionet e tjera evropiane lidhur me këtë qëndrim, edhe që ndoshta ndikojnë dhe tek ne. Evropianet duhet që ta njohin më realisht Shqiperinë, gjendja e kriminalitetit në Shqipëri dhe si duhet zgjidhur, mund të shtyhet një afat, dhe një vit dhe dy vjet, pastaj të hiqet. Po u hoq tani, dhe mund të hiqet, por cilat janë pasojat”.
Ultimatumi i vënë nga Këshilli i Europës kërkon zbatim në të kundërt veprimi i saj është përjashtimi nga Komuniteti. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon Presidentit që dënimi me vdekje të zëvendësohet me burgimin e përjetshëm./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti