Komiteti i socialistëve – (24 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
27 Shkurti do të jetë data kur Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Socialistëve do të vendos për kohën kur do të vendosë për kohën kur do të mbahet kongresi i partisë në pushtet. Tërheqja e përkoshme e kryetarit Nano nga drejtimi i PS i ka dhënë shkas rivalitetit mes drejtuesve aktual, ndërkohë që në kongres do të vendoset gjithçka.
Datën e mbajtjes së KPD-së e ka vendosur kryesia e socialistëve gjatë një mbledhje të kryesuar nga kryeministri Majko. Në këtë mbledhje janë hedhur variante të ndryshme, për kohën kur do të mbahet kongresi, ku shumica ishte në muajin Qershor, ndërkohë që Nano kishte kërkuar mbajtjen e kongresit në muajin Mars.
Gjatë vjeshtës socialistët do të mbajnë konferencat e partisë në rrethe për të zgjedhur delegatët në kongres. Një alternativë që mund ti paraqitet KPD-së të socialistëve është ajo që kryetari i partisë që do të zgjidhet në kongres të mos ketë post në qeveri./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame