Kompania AMC nxjerr në shitje 15% të aksioneve për punëtorët – (27 Nëntor 2000)


Kompania AMC nxjerr në shitje 15% të aksioneve për punëtorët – (27 Nëntor 2000)

14:56 27/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pas shitjes së 85% të aksioneve të AMC-së, kompanisë së vetme të celularëve në Shqipëri, ka nisur shitja e 15% e aksioneve të mbetura, për punonjësit e ndërmarrjes dhe pronarët e truallit. Punonjësit e shoqërisë AMC, që nga data 24 Nëntor, e deri në datën 8 Dhjetor, duhet të dorëzojnë pranë degës së Agjencisë Kombëtare të Privatizimit të gjitha dokumentet e duhura. Sadik Llapashtica, përgjegjës i sektorit të privatizimit të këtyre ndërmarrjeve shpjegon procedurën.

Sadik Llapashtica:- “Punonjësit e shoqërisë, pra konkretisht për AMC, do të dorëzojnë bonot e privatizimit, nga data 8 Dhjetor deri në datën 13 Dhjetor 2000. Në këmbim të bonove që do të dorëzojnë në Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, ata do të marrin një formular, në të cilin konfirmohet pjesëmarrja e tyre me aksione”.

Kur përfundon procedura për 100 punonjësit e AMC-së, Agjencia Kombëtare e Privatizimit, bën përpunimin e të dhënave, ku shuma e bonove të gjithsecilit, pjesëtohet me kapitalin e shoqërisë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme