Kompania Greke Panafon – (7 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shoqëria e Telekomunikacionit Grek Panafon është një nga kompanitë e paraqitura për blerjen e AMC, ka treguar sot përpara gazetarëve, shtrirjen e rrjetit të saj dhe ecurine e numrit të abonenteve. Sipas drejtorit te zhvillimit të kesaj kompanie Axhi Aslanis Panafon është një nga shoqeritë më të mëdha të këtij lloji në Greqi e cila mbulon gjithë greqinë dhe në ishuj dhe ka 1.7 milion abonente.
4 në 10 banorë tha ai abonohen në shqoqërinë tonë. Për drejtuesit e saj blerja e AMC nuk është thjesht një marrëveshje tregtare por krijon një vlerë të veçantë në tregun e përbashkët. Por drejtuesit e Panafon nuk kanë dhënë asnjë hollësi në lidhje me projektin mbi AMC, tarifat që do të funksionojnë në rast të blerjes etj.
Sipas tyre nëse do të bëjmë deklarata teknike, rrezikojmë të mbetemi jashtë, pra të mos jemi ne blerësit e AMC./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego