Kompania INSIG lider në tregun e sigurimeve (9 Maj 2001)
Instituti i Sigurimeve të Shqipërisë INSIG ka paraqitur para gazetarëve rezultatet financiare të kohëve të fundit. Sipas drejtorit Bardhyl Minxhozi fitimi i kësaj kompanie aktualisht rezulton 35% më shumë se në vitin 1999. E rëndësishme për ne vijoi ai është përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve dhe aftësia paguese, gjë që ka sjellë ruajtjen e lidershipit në tregun e sigurimeve.
Edhe për këtë vit një nga synimet kryesore të INSIG mbetet cilësia e shërbimit. Për këtë janë hedhur në treg produkte të reja si sigurimi i jetes dhe kontrata e sigurimit 1+2 me anë të së cilave vetem me 35 mijë lekë të vjetra në vit siguron pagesën edhe për jetën dhe automjetin e personave që dëmtohet në rastin e ndonjë aksidenti./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego