Kompania INSIG: Viti 2000, viti më i mirë i treguesve ekonomik dhe financiar (29 dhjetor 2000)


Kompania INSIG: Viti 2000, viti më i mirë i treguesve ekonomik dhe financiar (29 dhjetor 2000)

12:08 29/12/2000

Kompania shqiptare e sigurimeve INSIG vitin 2000 e konsideron si vitin 2000 përsa i përket treguesve ekonomik dhe financiar. Në krahasim me vitin e kaluar përllogariten rreh 24% më shumë. Ndërkohë që numri i klientëve të siguruar këtu është rritur rreth 29% duke shkuar rreth 160 mijë të tillë, por edhe këtë vit sipas drejtuesve të INSIG, mbeti diçka pa u realizuar, siç është rritja e cilësisë së shërbimeve. Për këtë Drejtori i Përgjithshëm i INSIG Bardhyl Minxhozi, thotë:

“Ka një gjë që ne jemi borxhli klientëve tanë është cilësia e shërbimit dhe në vitin që vjen të gjitha objektivat të cilat ne i kemi marrë të gjitha masat për të filluar në fillim të janarit, do t’i shërbejnë krijimit të një profili të ri cilësor të INSIG i cili do të thotë, krijimi i një infrastrukture fizike ku njerëzit të gjejnë shërbimin tonë, krijimin e një etike të re komunikimi me klientin. Krijimi i një komunikimi të ri me publikun nëpërmjet të gjitha formave të marketingut, reklamës dhe të kontakteve të drejtpërdrejta.”

Në 3500 raste, INSIG ka paguar dëmë të cilat arrijnë shumën rreth 800 milionë lekë të reja, ndërsa fitimi neto për vitin 2000 parashikohet të jetë rreth 380 milionë lekë të reja./tvklan.al






Të ngjashme