Kompania prestigjioze kërkon punonjës, ja cili është kushti për të aplikuar


Kompania prestigjioze kërkon punonjës, ja cili është kushti për të aplikuar

19:05 28/10/2016

Disa kompani kërkojnë të punësojnë persona të famshëm për të reklamuar produktet e tyre.

Megjithatë, faqja më e madhe Kineze e shitjeve online, Alibaba, po kërkon një punonjës jo të zakonshëm për të promovuar produktet dhe uljen e madhe që do i bëjë këtyre të fundit në datën 11 nëntor.

Alibaba, platforma më e madhe në botë përsa i përket reklamimit online, shpreson se një mace do tërheqë një numër më të madh vizitorësh.

Macja do shfaqet në mbrëmjen e 11 nëntorit përpara uljeve të mëdha të çmimeve.

Kompania prestigjioze është në zotërim të Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, pasuria e të cilit shkon deri në 2,3 miliardë paund, sipas “Forbes”.






Të ngjashme