Kompanitë ajrore më të rrezikshme në botë
Një vëzhgim i përvitshëm mbi kompanitë më të mëdha ajrore në botë ka listuar 10 më pak të sigurtat, që bëni mirë të mos i përdorni për të udhëtuar.
AirlineRatings.com
ekzaminoi auditet e aviacioneve civile të shteteve përkatëse, ashtu sikurse edhe të dhënat e qeverive dhe rastet e fataliteteve për secilin vend. U vëzhgua gjithashtu historia e secilës kompani, incidentet e regjistruara etj.
Website liston 407 linja ajrore të sigurta, duke i dhënë atyrë një vlerësim mbi 7 yje. Nga këto, 148 marrin vlerësimin maksimal, ndërsa rreth 50 kanë vetëm 3 yje ose edhe më pak.
Në total janë 10 kompani ajrore, nga Nepali, Indonezia apo Surinami që vlerësohen me 1 ose asnjë yll për vitin 2016.
Lista e 10 kompanive ajrore më të rrezikshme në botë:
1) Batik Air
2) Bluewing Airlines
3) Citilink
4) Kal-Star Aviation
5) Lion Air
6) Sriwijaya Air
7) TransNusa
8) Trigana Air Service
9) Wings Air
10) Xpress Air
/tvklan.al