Kompanitë e sigurimeve nuk dëmshpërblejnë dëmtimet nga përmbytjet


Kompanitë e sigurimeve nuk dëmshpërblejnë dëmtimet nga përmbytjet

22:44 11/01/2010

Qindra shtëpi, hektarë tokë të përmbytura apo të tjera pasuri të dëmtuara në veri të vendit gjatë këtyre ditëve nuk janë objekt dëmshpërblimi nga ana e kompanive të sigurimit në vend.

Megjithëse situata të tilla katastrofike në të gjithë botën mbulohen nga tregu i sigurimeve, në Shqipëri niveli i ulët i sigurimit të pronës i ka lënë ato jashtë trajtimit, konstaton Avni Ponari, kryetar i Shoqatës së Kompanive të Sigurimit.

Zgjidhja sipas Ponarit do të ishte mbrojtja ndaj katastrofave natyrore, nëpërmjet sigurimit që mund të bënte vetë qeveria për territore të caktuara apo dhe vetë individët.

Sigurimi i pronës në Shëipëri është ende i ulët, kjo sipas Ponarit, vjen për mungesën e kulturës në këtë fushë dhe incentivave. I detyrueshëm sigurimi i pronës është vetëm në rastet kur ajo vihet si garanci bankare.

Tv Klan






Të ngjashme