Kompanitë e Trump në borxhe


Kompanitë e Trump në borxhe

14:25 21/08/2016

Kandidati republikan Donald Trump është të paktën 6 pikë larg në sondazhe nga rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton. Në qendër të fushatës elektorale është vënë edhe pasuria dhe borxhet e kompanive të tij.

“New York Times” thotë se perandoria e firmave tё Trumpit janё debitore me 650 milionё dollarё ose (573 milionё Euro). Duke cituar gazetën amerikane, Deutsche Welle  thekson se kjo ёshtё dyfishi mё shumё nga detyrimet qё kishte deklaruar deri tani ekipi i tij elektoral.

New York Times ka hulumtuar pёrmes njё sipёrmarrjeje tё specializuar tё dhёnat publike tё mё shumё se 30 sipёrmarrjeve, në pronësi të manjatit tё imobiljeve.

Kjo gazetё nxjerr nё pah gjitha shtu se mirёqenia e Trumpit varet fort prej njё rrjeti tё madh pёrkrahёsish financiarё. Ndёr donatorёt e Trumpit, bёn pjesё njё nga bankat mё tё mёdha tё Kinёs, qё kandidati republikan pёr president e kritikon si armikun kryesor ekonomik tё SHBA-sё.

Ai ka marrё para edhe nga Banka e Investimeve nё SHBA Goldman Sachs, qё ai e ka akuzuar, se influencon rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton. Vetë Trump ka deklaruar njё pasuri prej rreth 8,8 miliardё eurosh.

Tv Klan






Të ngjashme