Kompanitë vetëdeklarojnë nivelin e ndotjes
250 kompanitë më të mëdha në vend do të deklarojnë vetë se sa është niveli i ndotjes nga shkarkimet që bëjnë. Deklarimi do të behët në regjistrin online të shkarkimeve të krijuar nga Agjencia Kombëtar e Mjedisit.
Kompanitë kanë afat deri në 31 mars për të vetëdeklaruar të dhënat për 91 ndotësit, në ajër toke dhe ujë. Të dhënat e tyre do të verifikohen nga inspektorët dhe do të jenë të aksesueshme edhe për publikun.
Nëse rezulton që kompania ka deklaruar të dhëna të rreme, ajo penalizohet me gjobë nga 10 në 20 milion lekë deri ne heqje të licencës dhe mbylljen e aktivitetit.
Për herë të parë këtë vit Shqipëria do të ketë një hartë të saktë mbi nivelin e ndotjes industriale në ajër, tokë dhe ujë dhe do te behet pjesë e Rrjetit Evropian të raportimit për ndotësit e mëdhenj./ TV KLAN