Kompensimi i ish të përndjekurve politikë
Autori: Blendi Fevziu
23:28 22/05/2003Kompensimi i ish të përndjekurve politikë dhe konflikti i tyre me qeverinë shqiptare ka qenë një nga problemet e javës së fundit. Protestat e ish të përndjekurve politikë e kanë pikënisjen fill pas dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryeministrit Fatos Nano. Shuma prej 80 milionësh që drejtësia i akordoi Fatos Nanos për 4 vitet e burgut në Bënç ngjalli pretendimet financiare të 17.650 ish të përndjekurve politikë që në vitin 1991 morën pafajësinë me një ligj të miratuar nga Parlamenti shqiptar. Fatura financiare dërguar qeverisë shqiptare nga shoqata e ish të përndjekurve në total arrin shumë 204.614.839.000.
Për të diskutuar lidhur me këtë problem që shqetëson jo pak shoqërinë shqiptare ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, deputet i PD Spartak Ngjela, Blendi Klosi ministër Shteti, Përparim Sanxhaku zv/ministër i Drejtësisë, Dashamir Shehi kryetar i Partisë Demokratike të Rinovuar dhe në lidhje direkte Kurt Kola përfaqësues i të përndjekurve./tvklan.al