Kompesohen fermerët e përmbytur të Novoselës
Një vit pasi u dëmtuan nga përmbytjet, fermerët e Novoselës janë dëmshpërbyer financiarisht.
Me një fond të Bashkimit Europian prej 6.1 milionë eurosh, të dhëna në formën e një grandi, është bërë i mundur kompesimi, por dhe investimi në insfrastrukturën e rrjetit të kanalizimeve për të evituar situata të ngjashme në këtë zonë, e cila preket shpesh nga përmbytjet.
Kryeministri dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian kanë shpërndarë çeqet për fermerët përfitues, çka për Ramën është e para herë që ndodh për këtë kategori.
Kontributi i buxhetit të shtetit për kompesimin e fermerëve të kësaj zone është 70 milionë euro.
Tv Klan