Kompjuteri akordon penallti


Kompjuteri akordon penallti

16:32 14/12/2016

Klubi japonez Kashima Antlers arriti në finalen e botërorit të klubeve pas fitores 3-0 kundër kolumbianëve të Atletico Nacional në ndeshjen e zhvilluar në Osaka.

Shoma Doi shndërroi në gol një 11-metërsh që do të hyjë në historinë e futbollit pasi u akordua nga sistemi Video Assistant Referees, ose siç njihet ndryshe moviola në fushë. Afro 1 minutë pasi kishte ndodhur ndërhyrja e parregullt, sistemi VAR njoftoi arbitrin kryesor i cili akordoi 11-metërshin. Dy golat e tjerë për Kashima erdhën në fund të takimit në minutën e 82 dhe 85.

Kashima është ekipi i parë japonez që shkon në finalen e botërorit të klubeve ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Club Amerika të Meksikës dhe Real Madrid, takim që do të luhet të enjten.

Me herët u luajt takimi për vendin e 5 dhe të 6 që u fitua nga koreanët e Jeonebuk Hyundai të cilët mundën ekipin nga Afrika e Jugut Mamelodi Sundowns.

Tv Klan






Të ngjashme