Komplot kundër Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?


Komplot kundër Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?

10:20 14/08/2017

Ish-drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci ka deklaruar se ka disa zyrtarë që kërkojnë të largojnë Presidentin Donald Trump.

I shkarkuar nga kjo detyrë ku qëndroi vetëm 10 ditë, Scaramucci ka mbajtur anën e presidentit edhe pse e shkarkoi, por në një intervistë për ABC News ka deklaruar se ka gjasa për komplot ndaj Trump. Sipas tij, brenda Shtëpisë së Bardhë një pjesë e stafit punon kundër Presidentit Trump.

Anthony Scaramucci i ka rekomanduar shefit të Shtëpisë së Bardhë që të marrë në staf njerëz besnik të tij, në mënyrë që të vazhdojë axhendën dhe jo të pengohet sikurse po ndodh.

Gjatë intervistës, ai nuk përmendi asnjë emër konkret të këtyre personave që po punojnë kundër Trump, por u shpreh se emrat e tyre ia ka deklaruar kabinetit të Presidentit kur po bëheshin ndryshime në staf.

Ish-drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci u shkarkua nga detyra pasi bëri publike një telefonatë ku sulmonte ashpër shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus.

/tvklan.al






Të ngjashme