Komunikimi publik i Edi Ramës


Komunikimi publik i Edi Ramës

Autori: Blendi Fevziu

23:54 25/03/2010

Edi Rama u pranua në Partinë Socialiste në fundin e muajit Tetor 2003 dhe arriti që brenda një kohe të shkurtër, prej më pak se dy vitesh, të kthehet nga një anëtar i thjeshtë i PS në kryetarin e saj. Prej vitit 2000 ai është edhe në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por cili është raporti që Rama ka me komunikimin publik përmes mediave? Prej 12 vitesh në politikë, Edi Rama është shquar si njëri prej atyre njerëzve, të cilët kanë ditur të përfitojnë në mënyrë perfekte nga media për të komunikuar me publikun dhe për t’iu paraqitur atij në mënyrën më të mirë.

Për të diskutuar mbi komunikimin publik të kreut të Partisë Socialiste, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Belina Budini, Fatos Lubonja, Erion Veliaj, Preç Zogaj, Amrand Shkullaku dhe Blendi Salaj.

Pedagogia Belina Budina ka botuar librin “Edi Rama, politikani pop(ulist) star”, ku për herë të parë shkruhet mbi komunikimin të Edi Ramës. Në kopertinën e tij shfaqet kreu i PS më 1 Qershor 2002, duke pikturuar Fatos Lubonjën me brirë.

Ky i fundit u shpreh: “Me sa kujtoj është një moment kur kemi bërë nëj debat për Tiranën dhe ngjarja vjen të nesërmen. Ka qenë 1 Qershori dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës trembi fëmijët me një gazetar, duke i vënë brirët e djallit sepse nxorri frustrimin dhe inatin e debatit të një nate më parë”./tvklan.al






Të ngjashme