Komuniteti çam do të ketë përfaqësues në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (12 Shtator 2000)


Komuniteti çam do të ketë përfaqësues në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (12 Shtator 2000)

15:44 12/09/2000

Pjesëmarrja e grupit çam në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, do të jetë brenda grupeve të rretheve folklorike të tjera. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, ka sqaruar sot keqkuptimet që kanë dalë lidhur me pjesëmarrjen e komunitetit çam në këtë festival. Sipas ministrit Rama, ky grup do të këndojë në natën e parë të festfolkut shqiptar, këngët më të zgjedhura të repertorit të tij.

“Në festivalin folklorik të këtij viti, grupi çam do të jetë në natën e parë dhe çamët do të jenë të integruar dhe në netë të tjera të festivalit si grupe të Vlorës dhe të Tiranës pasi e dimë të gjithë që komuniteti i madh çam në Shqipëri, nuk ka një përqëndrim etnografik, por është i përqëndruar dhe i shkrirë në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ka asnjë ndryshim dhe asnjë risi nga festivalet e tjera që nga viti 1968 e deri më sot dhe për herë të parë në komitetin organizativ ka një përfaqësues të komuniteti çam./tvklan.al






Të ngjashme