Koncert bamirësie me yjet e skenës botërore


Koncert bamirësie me yjet e skenës botërore

13:20 18/04/2020

Të ardhurat do të shkojnë për OBSH-në

Një koncert special me yjet më të mëdhenj të muzikës botërore do të transmetohet sot në orën 18:00, drejtpërdrejtë në televizione për të mbështetur të gjithë ata që po qëndrojnë në vijën e parë të luftës kundër koronaviruisit si mjekë, infermierë dhe të gjithë punonjësit e shëndetësore.  

Titullohet “Një botë, Së bashku në shtëpi” dhe do të marrin pjesë më shumë se 100 artistë, mes të cilëve Rolling Stones, Paul Mçartney, Elton John, Andrea Bocelli, Stivi Wonder, Billie Eilish, Tailor Sëift, etj të cilët do të performojnë live nga shtëpitë e tyre.

Koncerti, i cili do të zgjasë 8 orë organizohet nën kurimin e këngëtares Lady Gaga. Të pranishëm do të jenë edhe personalitete të televizionit amerikan.

Gjatë shfaqjes do të transmetohen edhe histori në jetën reale të infermierëve dhe mjekëve që luftojnë pandeminë. Të ardhurat e koncertit do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit Covid-19 për OBSH.

Tv Klan






Të ngjashme